Shkodra Post
AktualitetSport

Trajneri i Egnatias: Krenar që jam pjesë e historisë. Në finale dua Tiranën sepse…

Egnatia arriti për herë të parë në finalen e Kupës së Shqipërisë dhe në përfundim të ndeshjes, trajneri Edlir Tetova u shpreh i lumtur dhe krenar për këtë sukses historik.

“Është emocion shumë i veçantë sepse bëhemi pjesë e historisë duke shkuar në finale për herë të parë. Kishte dy tablo. Pjesa e parë e nxituar nga ana jonë duke ditur që Vllaznia do të rrinte në mbrojtje. Në të dytën rregulluam gjithçka. Siç e patë ju, kishim mundësi të mira për të fituar dhe e arritëm.

Teuta-Tirana? Nuk kam një skuadër favorite por besoj se do të jetë Tirana dhe shpresoj ta kem në finale sepse më ka mundur 4 herë. Shpresoj të bëjmë mirë në finale. I kërkova çunave të rrinë në pozicione dhe të mos prishin ekuilibrat se do të vinte momenti. Këtë finale ia dedikoj futbollistëve nga i pari te i fundit.

Te të gjitha ndeshjet me Vllazninë, ka futbollistë të mirë siç edhe ne. Ky ekip është ndërtuar për 40 ditë. E kam ndërtuar sipas dëshirës time me lojtarët që më përshtaten dhe me bekimin e presidentit Agim Demrozi.

Premioja? Sinqerisht presidenti e ka pak zor ta thotë para por besoj do të kemi. Nuk e di sa është,” – tha Tetova për “Oversport”. /panoramasport

Related posts

Pas protestës për rrugën e Dukagjinit reagon deputeti Benet Beci…

Sadetin Sinani (Sado) mbyll karrierën e tij të gjatë pas 44 vitesh në spitalin e Shkodrës…

Beci në Iftarin e shoqatës “Instambul”: Një mundësi për reflektim, përulje dhe respekt për njëri-tjetrin…