Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditPolitikë

TOM DOSHI MERR MBËSHTETJE NË MELGUSHË E RRANXA…

Kryetari i Partisë Social Demokrate Tom Doshi deklaroi se në këto katër vite bashkia Vau Dejës ka patur një model tjetër drejtimi në shërbim të qytetarëve. Gjatë një takimi në Melgushë, kreu i PSD Doshi tha se fitorja është e padiskutueshme atje…

Kandidati i PS për bashkinë Vau Dejës Kristian Shkreli tregoi se do të ketë një sërë investimesh në Melgushë….

Banorët e Melgushës shprehën mbështetjen e tyre për PSD dhe kandidatin Shkreli…

Takimet e kreut të PSD Doshi vijuan në fshatin Rranxa, një tjetër zonë në të cilën fitorja në zgjedhjet e 14 majit do të jetë me diferencë të madhe….

Si banor i bashkisë Vau Dejës, ndryshe nga dy kandidatët e tjerë, kandidati Shkreli tha se në mandatin katër vjeçar do mbështesë gjithë banorët….

Banorët e Rranxave treguan se investimet në këtë fshat janë realizuar vetëm në katër vitet e fundit dhe se PD e harroi këtë zonë gjatë qeverisjes shumë vjeçare…

Fitorja e PSD deklaruan banorët e Rranxave në zgjedhjet e 14 majit do të jetë e padiskutueshme.

Related posts

Ura e Mesit, tërheqëse për turistët e huaj/ Turistët: Arkitektura e kësaj ure mjaft e veçantë…

Bardh Spahia: Bashki e hapur dhe në shërbim të çdo qytetari. Ky është modeli ynë dhe në 4 vitet në vazhdim

I zhdukur rreth 1 vit më parë, SPAK bën lëvizjen e papritur ndaj Ervis Martinajt…