Shkodra Post
AktualitetSport

Java e 32-të e Superiores, sot në fushë 8 skuadra

Java e 32-të e Superiores hap siparin me 4 ndeshje. Dy prej tyre do të luhen në orën 14:00 dhe dy të tjerat në orën 18:00.

Egnatia vjen me moralin lart në këtë ndeshjes pas fitores së thellë ndaj Vllaznisë, ndërsa Bylisi pas humbjes me Laçin.

Rrogozhinasit do të kërkojnë fitoren e radhës për të qenë më të sigurt në vendin e tretë ndërsa Bylisi për të mbijetuar.

Kastrioti dhe Vllaznia vijnë në këtë duel pas humbjeve në javën e shkuar përkatësisht ndaj Tiranës dhe Egnatias. Në orën 18:00 do të luhen dy supersfidat Partizani-Kukësi dhe Teuta-Tirana.

Të kuqtë do të kërkojnë 3 pikëshin me patjetër për të qenë në garë për titullin ndërsa verilindorët për të mos rënë nga kategoria.

Durrsakët vijnë në këtë duel pas barazimit me Kukësin dhe bardheblutë pas fitores me Kastriotin. Ekipi i Shehit do të kërkojë të mos hedh hap të gabuar dhe të vazhdojë rrugën drejt titullit.

Related posts

49 vite në sherbim të qytetarëve/ Ali Vorfa e ka nisur punën në vitin 1975 si shpërndarës i postës në Shkodër…

Çfarë po ndodh? Rreth 40 emigrantë nga Italia mbërrijnë sot në Shqipëri

PSD dhe PD braktisen mbledhjen e Këshillit Bashkiak Shkodër, arsyet që çuan në këtë vendim