Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditSport

Ndërpritet finalja e kampionatit të basketbollit mes Tiranës dhe Besëlidhjes, nuk mungojnë ofendimet dhe sendet nga tifozët

Ndeshja e 5-të finale e kampionatit të basketbollit për meshkuj mes Tiranës dhe Besëlidhjes, është ndërprerë në periodën e katërt të sfidës, për shkak të tensionimit në tribuna në pallatin e sporti  ”Asllan Rusi” në kryeqytet.

Sfida ka qenë e tensionuar gjatë gjithë ndeshjes, me tifozeritë që nuk kanë kursyer ofendimet ndaj njëra-tjetrës dhe me praninë e shumtë të stjuardëve për të garantuar rendin.

Por kjo nuk ka mjaftuar në periodën e katërt të sfidës, ku nisi edhe hedhja e sendeve në fushë.

Në këtë moment loja u ndërpre dhe u desh edhe ndërhyrja e forcave të rendit për të vendosur qetësinë dhe për të vijuar sfidën, pasi basketbollistët e Tiranës kishin shkuar në dhomat e zhveshjeve në këto minuta të tensionuara.

Related posts

Trajneri i Vllaznisë para sfidës me Egnatian: Jam person që nuk dorëzohem derisa të arrij qëllimin dhe kam shumë besim se do ja dal me këtë ekip

Shpërthim në lëndë plasëse në zyrat e OSHEE Bushat…

Kristian Shkreli: Rruga Lisen është pjese e planit të punës që vitin e parë të mandatit!…