Shkodra Post
AktualitetSport

Atleti shkodran shkëlqen me dy vende të para në mitingun ndërkombëtar

Atleti shkodran Franko Burraj ka siguruar një tjetër rezultat të rëndësishëm në arën ndërkombëtare teksa ka përfaqësuar Shqipërinë në një Miting Ndërkombëtar në Bar të Malit të ZI.

Sprinteri shkodran, ka fituar sot në garat e 100 dhe 400 metrave në këtë aktivitet, duke shfaqur një rritje të ndjeshme dhe duke iu afruar kohëve më të mira në historinë e atletikës shqiptare.

Koha 10,65 sekonda që Burraj dhuroi në garën e 100 metrave, ishte e dyta më e mirë në historinë e sprintit shqiptar, vetëm 0,09 sekonda larg rekordit të vendosur 20 vite më parë nga Arben Makaj.

Related posts

VIDEO/ Aksident në hyrje të Shkodrës/ Një shtetas i huaj përplas me makinë të moshuarën , në gjendje kritike…

Benet Beci: Një takim plot diskutime me disa prej artistëve artizanë të qytetit të Shkodrës…

Teuta mund të sigurojë matematikisht objektivin e sezonit ndaj Vllaznisë