Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditPolitikë

Kristian Shkreli thumbon Zef Hilen: Humbja po e bën të përpëlitet! I kanë mbetur vetëm 14 ditë përpara shporrjes totale…

Humbja po e bën të përpitet! I kanë mbetur vetëm 14 ditë përpara shporrjes totale! Nga 3 fjalë, 4 herë kërkonte ndjesë për mungesën e investimeve përgjatë 16 viteve që abuzoi me çdo qindarkë në komunë e Bashki! Përmende miliarda lekë! Mbase e ka fjalën për lekët e ujësjellësit të 3 fshatrave Plezhë, Stajkë e Kosmaç! Mbase e ka fjalën për lekët e rrugëve që i shtroi në tendera, por në realitet i la siç ishin! Sistemimi i ujrave të zeza u firmos nga ai si Kryetar i Komunës Bushat, por ujrat e zeza i gjetëm në sipërfaqe! Mbase e ka fjalën për lekët e vjedhura të rrugës Bushat- Superstradë e cila u dëmtua ende pa u bërë 3 vite! Abuzimet nuk i bëjnë përshtypje ish kryekomunarit sepse për atë punë i është bërë SPAK-u si shtëpi e dytë!
Por më e rëndë është neveria që ish kryekomunari ka nga të rinjtë! Nuk mund të shohë të rinj të bashkuar! Sepse e di mirë që e ardhmja e këtij vëndi është rinia! Dhe rinia e ka thënë fjalën e saj! Rinia është përkrah Partisë Socialiste dhe Kristian Shkrelit! Bashkimi i të rinjve i vret sytë Kandidatit te Ilir Metës, ndaj ai nuk i sheh as kur bëhemi bashkë tek biznesi im, as në rrugë, e askund! Sepse ai nuk e don rininë, nuk e don të ardhmen! Më vjen keq “Zorra qorre” por e ardhmja e Vau Dejësit është rinia! E shkuara je ti, tritoli, djegia, shkatërrimi dhe dinamiti! Kurrë më mbrapa!
Njerëzore siç do i kisha këshilluar çdo të moshuari, shijo pensionin në shtëpi me paratë që u ke marrë banorëve të Vau Dejës në 20 vite, deri në momentin që drejtësia të vendosë për ty! Sot më shumë se kurrë ti firmose fundin tënd politik!

Related posts

Benet Beci vizitë në familjen e Deshmorit të Atdheut Ardian Kodra…

Shkodër/ Vijon operacioni policor anticannabis i koduar “Vukpalaj”, në pranga 44 vjeçari…

Mund të jetë gjallë dhe ka nisur hakmarrjen? Eksperti: Grupi i tij po fillon…