Shkodra Post
AktualitetSport

U mposht nga Partizani, trajneri i Erzenit: Kemi qenë të barabartë. Ishte një penallti…

Erzeni nuk ia doli të merrte një rezultat pozitiv ndaj Partizanit teksa u mposht në shtëpi dhe rrezikon shumë mbijetesën.

Pas ndeshjes trajneri Kapllani foli për Oversport.

“Nuk është dramë që të fitoi Partizani por është dramë për ne që humbëm. Të vjen keq për mënyrën sesi humbasim. Kur ishte loja 1-0 ishte një penallti e dyshimtë për Kadriun.

Mund të merrte rrjedhë tjetër ndeshja. Pas disa ndeshjeve jo të mira sot besoj se kemi qenë të barabarte me Partizanin dhe prisnim dicka më tepër sesa kjo humbje.

Skuadra sot ka qenë më mirë, ka vrapuar më shumë ka fituar duele më shumë ,me e qartë. Një mospërqendrim te fauli i Partizanit na ndëshkoi.

U thashë lojtarëve që mund të jetë skemë. Kur po shkonim drejt portës pas 1-0 u ndëshkuam përsëri. Partizani ka gjithçka dhe luan për lart por edhe ne shpresojmë të rikuperojmë sa më shpejt lojtarët e dëmtuar dhe të vazhdojmë luftën tonë për mbijetesën.” /newsport.al

Related posts

Dukagjin/ Përfundoi bashkë me mjetin në humnerë 3 ditë më parë, ndërron jetë shoferi te ‘Trauma’!… 

Humbja me Laçin, trajneri i Bylisit: Ne luajtëm, Laçi bëri golat. Nëse duhet ta paguaj unë faturën e…

Shkodër/ Vihet në pranga 1 shtetas, shpallet në kërkim 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 6 të tjerë…