Shkodra Post
AktualitetSport

Te Vllaznia presin Malen, doktori: Filluam rehabilitimin. Shpejt në fushë

Esat Mala padyshim ishte lojtari më i spikatur i Vllaznisë në këtë sezon futbollistik. Mesfushori i njohur u penalizua nga një dëmtim në klavikul, që e detyroi t’i nënshtrohej një ndërhyrje kirurgjikale.

Në kulmin e sezonit, Mala la fushën ndaj Partizanit i dëmtuar. Megjithatë gjithçka ka kaluar dhe tashmë shtatshkurtri është në periudhë riaftësimi.

Është doktori i Vllaznisë, Haxhaja, i cili tregon se shumë shpejt ai do të jetë në fushë. “Filluam rehabilitimin. Shpejt në fushë”, shkruan Haxhaja.

24-vjeçari është aktivizuar në 24 ndeshje duke shënuar 3 gola dhe dhënë 6 asiste. Në skuadër e presin me padurim rikthimin e tij për cilësitë teknike që zotëron në fushë. /newsport.al

Related posts

Benet Beci: Mjedisi në Shkodër do jetë prioritet…(VIDEO)

Kristian Shkreli publikon video nga Naraçi: Çdo rrugë e asfaltuar është prioriteti ynë…

Vllaznia kampione kombëtare në Atletikë U18/ Kryetrajneri Albert Marashi, premton tituj të tjerë në vazhdim…