Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditPolitikë

Bardh Spahia me banorët e Shoshit, shpalos 3 pikat e programit për këtë zonë…

Me banorët e Shoshit, qëndrestar dhe të vendosur në kauzat e tyre. Pata mundësinë të bashkëbisedoja me to programin tonë i cili për këtë zonë parashikon:

• Zhvillim i infrastrukturës në shërbim të turizmit

• Mbështetje për sektorin e Bujqësisë

•Promovim i vlerave që ka krahina e Dukagjinit

E ritheksova qëndrimin tim në mbështetje të plotë të tyre për rrugën e Dukagjinit. Ajo është një domosdoshmëri për zhvillimin e kësaj zone, por me rëndësi edhe për Shkodrën e Shqipërinë si në aspektin turistik ashtu edhe atë ekonomik. Problematika me çertifikatat e pronësisë është një tjetër ngërç që pengon banorët të investojnë dhe zhvillojnë pronën e tyre. Kjo sjellje diskriminuese e qeverisë Rama do ta marrë përgjigjen në 14 Maj✌

Related posts

Punonte si montazhier në televizion, u zu në pritë afër banesës/ Del foto e Stiven, prindërit e tij në spital nga tronditja

Bardh Spahia reagon pas shkarkimit të Vildana Gushtes

EMRAT/ Arrestohet 30-vjeçarja në Tiranë, u mori 340 mijë euro familjes Verracaku! U premtoi se do t’i ndihmonte në gjyqin për masakrën e Velipojës në 2021…