Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditPolitikë

Bardh Spahia prezanton planin e investimeve për Velipojën. “E kthejmë në qendër rajonale të turizmit”…

Velipoja do të jetë një pikë e fortë e zhvillimit të turizmit në Bashkinë Shkodër dhe një promotore e zhvillimit ekonomik. Programi që kemi ndërtuar për 4 vitet në vazhdim i jep kësaj perle të Adriatikut vemendjen e duhur për ta kthyer në qendrën më të rëndësishme rajonale.

🔹Një terminal i ri autobusësh

🔹Tregu sezonal për fermerët

🔹Terrene sportive

🔹Rritje e cilësisë së shërbimeve të dedikuara për një turizëm cilësor

🔹 Rikualifikim i shesheve publike dhe përmirësim i infrastrukturës rrugore

🔹Shtim i frekuencave të pastrimit dhe ndriçim publik me sistemin LED

🔹Mirëmenaxhim i sipërfaqeve të plazhit dhe shezlonëve

Velipoja do të ketë investime në sistemin vaditës dhe kullues që i shërbejnë zhvillimit të bujqësisë, por edhe parandalimit të përmbytjeve, problematika që fatkeqësisht qeverisja qëndrore i ka shpërfillur. Alternativa jonë mbetet për Shkodrën e vetmja që e projekton kryeqendër të veriut dhe jo vetëm.

Related posts

Shkodër, projekt transformues në blloqet e pallateve/ Kryebashkiaku Beci i siguroi banorët për cilësinë e punimeve

Bardh Spahia: Pse gënjen dhe mashtron publikisht Edi Rama dhe kandidati i tij qytetarët e Shkodrës?

Tarifat e reja të ujit, ERRU rrëzon aplikimet për rritje çmimesh të Shkodrës, Elbasanit dhe Beratit…