Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Bie zjarr në repartin e Kirurgjisë në spitalin e Shkodrës…

Shkodër/Informacion paraprak.

Rreth orës 07:05, të mëngjesit të sotëm, në katin e katërt të Spitalit Rajonal Shkodër, në një nga dhomat e Repartit të Kirurgjisë, ka rënë zjarr.

Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje.

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve bëri të mundur neutralizimin e flakëve, duke mos lejuar përhapjen e flakëve në dhomat e tjera si dhe shuarjen e plotë të zjarrit.

Nga zjarri nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit, paraprakisht dyshohet aksidental.

Related posts

VIDEO/ Plehra të shpërndara dhe kafshë që ushqehen në to, kjo është situata në parkun Kombëtar të Thethit…

Shkodër/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë…

Kandidati Beci: Hyrja e Shkodrës, hapësira për evente dhe auditori i hapur…