Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditPolitikë

Benet Beci: pikësynimi im ky është, ta kthejmë Shkodrën në bashkinë kampione në vend…

Unë po kërkoj që Shkodra t’i besojë projektit tim për bashkinë. Unë dua të bëj atë që di të bëj, të nis projekte, të bëj bashkë njerëz të aftë, të ndërtoj ekipe të qëndrueshme, të hartojmë plane pune konkrete e të thithim donatorë e investitorë strategjikë; do të jetë edhe qeveria njëri prej tyre, s’kam asnjë kompleks për këtë, përkundrazi.

Madje pikësynimi im ky është, ta kthejmë Shkodrën në bashkinë kampione në vend, për sigurimin e fondeve për t’u bërë qendra rajonale e zhvillimit, e turizmit, e kulturës, e trashëgimisë.

Bashkinë që hap vende pune, forcon ekonominë, zhvillon territorin dhe që ka një qëllim…të bëjë Shkodrën qytetin ku të rinjtë duan të kthehen.

#shkodrapozitive #shkodraepara

Related posts

VIDEO/ Tom Doshi: Puka të votojë Gjon Gjonaj dhe PSD…

Fundjavë mes miqsh e familjarësh, Benet Beci publikon fotot…

I nxorën fotot si vrasës i Nikulajt, portugezi reagon në TikTok: Nuk jam unë ai që përmendni në lajme (Zbulon shtetin ku ndodhet)