Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditSport

Izmir Smajlaj, i pafajshëm!

Izmir Smajlaj, edhe pse jo zyrtarisht, ndërsa vendimi ende nuk është zbardhur në faqen e internetit të Njësisë së Integritetit të Atletikës, është shpallur i pafajshëm për manipulimin e rezultatit në bashkëpunim me presidentin e Federatës Shqiptare të Atletikës, Gjergji Ruli, dhe sekretarin e përgjithshëm të këtij institucioni, Nikolin Dionisi. Kjo është fitorja e tij në betejën ligjore në Francë, atje ku dhe ishte apeluar vendimi për pezullimin e sportistit dhe të drejtuesve të Federatës.

E teksa sportisti bën të ditur se ende nuk e ka vendimin e Njësisë së Integritet në dorë, ndërsa menjëherë më pas do të dalë dhe të flasë në konferencë për shtyp, sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Atletikës, që pat pranuar fajin e rezultatit fiktiv, Nikolin Dionisi në gjykim të shkurtuar është dënuar katër vjet. Kurse Gjergji Ruli “për mungesë sinqeriteti dhe mosmarrje masash ndaj administratës së federatës për këtë gabim” është dënuar me 5 vite pezullim. Gjithçka i referohet garës së 8 majit 2021, atje ku Izmir Smajlaj kërceu 8.16 metra pas së cilës fitoi dhe të drejtën e vajtjes në Lojërat Olimpike “Tokio 2021”.

Aktualisht Smajlaj është duke u rekuperuar nga dëmtimi i gjatë që ka patur, teksa pretendon të jetë pjesëmarrës në Kampionatin Botëror të Budapestit si një mundësi e parë për të arritur normën e kualifikimit për në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Ndërkohë Federata Shqiptare e Atletikës do t’i nënshtrohet zgjedhjeve të reja më 19 Maj, ndërsa do të zhvillohet dhe Asambleja e Jashtëzakonshme. Por ajo që mbetet është pafajësia e Smajlajt dhe dënimi i drejtuesve të Federatës Shqiptare të Atletikës, Gjergji Ruli dhe Nikolin Dionisi.

Related posts

Si nisi konflikti i përgjakshëm mes klanit “Duka” dhe Ervis Martinajt…

Ndërpritet finalja e kampionatit të basketbollit mes Tiranës dhe Besëlidhjes, nuk mungojnë ofendimet dhe sendet nga tifozët

Çelet sezoni turistik në Velipojë, Spahia: Do të jetë një sezon i mbushur me aktivitete dhe që do të shënojë bum turistësh…