Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditPolitikë

Kryebashkiaku Spahia inspekton punimet në shkollën “Azem Hajdari”…

Një tjetër shkollë po bëhet gati të presë mësues e nxënës me kushte bashkëkohore. Punimet në shkollën 9-vjeçare “Azem Hajdari” në lagjen Kiras po ecin me ritme të kënaqshme dhe realiteti i ri që krijohet do të jetë sipas të gjitha standarteve.

Klasa moderne, sistem ngrohje me kaldajë dhe rikthim në funksionalitet i katit të katërt të shkollës, duke krijuar më shumë hapësira për zhvillimin e orëve mësimore. Vlerësimet e stafit pedagogjik dhe komunitetit të zonës, me të cilët pata kënaqësinë të zhvilloja këtë inspektim, më japin kënaqësi të dyfishtë për rezultatet e punës që po bëhet. Përtej financave të limituara po kryhen punë cilësore në këtë zonë, ku pas përfundimit të fushës sportive, të rikonstruksionit të ish shkollës veterinare, banesave sociale tek ish konvikti i shkollës veterinare dhe rrugës së “Mëndafshit”, në pak javë do të kemi gati edhe shkollën “Azem Hajdari”.

Related posts

Të shtënat me armë zjarri drejt makinës së Reçit në Rrëshen, kapet Martin Bardhi…

4 automjete përplasen me njëra tjetrën në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit, dy përsona mbeten të plagosur…

Vau Dejës/ Arrestohet 25 vjeçari levizte me armë zjarri me vete…