Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Gjyqtarja e Shkodres Izabela Radovani shkarkohet nga detyra…

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten më 14 prill 2023 vendimin për shkarkimin nga detyra të Gjyqtares së Gjykatës së Shkodrës, Izabela Radovani. Vendimi u mor nga trupa e KPK e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Firdes Shulin dhe anëtare Xhensila Pinen.

Gjatë seancës dëgjimore më 12 prill, Radovani dha shpjegime për mospërputhjet në deklarimin e pasurive, mungesat financiare për krijimin e tyre, si dhe për transaksionet për një apartament, të kryera në emrin e saj – pasuri për të cilën tha se nuk kishte lidhje. Ajo e vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës, ndërkohë që dha sqarime për disa çështje të denoncuara nga publiku dhe media.

Izabela Radovani e ka nisur karrierën në sistemin gjyqësor si ndihmësgjyqtare në vitin 1996 dhe në vitin 2000 u emërua gjyqtare në Shkodër, ku dhe punoi prej më shumë se dy dekadash.

Related posts

Trajneri i Kastriotit beson te mbijetesa: Ia dalim hap pas hapi, radhën e ka…

Pas sherrit, Luizi nis fushatën për të nxjerrë Efin nga “BBVIP”: Vë bast që ikën të shtunën…

Një rast si ai Dwamena-s ka ndodhur 42 vite më parë në Shkodër, si humbi jetën futbollisti në stërvitje…