Shkodra Post
AktualitetLajmi i Fundit

Skeda e pasurisë së deklaruar – Izabela Radovani – Gjykata e Shkodrës…

Gjyqtarja e Gjykatës së Shkodrës, Izabela Radovani do të përballet të mërkurën më 12 prill me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Olsi Komici, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli.

Izabela Radovani e ka nisur karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 2000 dhe punon prej më shumë se dy dekadash si gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë familjare të deklaruar nga gjyqtarja Izabela Radovani nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF].

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, gjyqtarja Izabela Radovani deklaronte pasuri me vlerë 4.6 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria familjare kap vlerën e 11.7 milionë lekëve.

Znj. Radovani zotëron familjarisht likujditete bankare me vlerë 9.2 milionë lekë, pasuri të paluajtshme në vlerën e 1.8 milionë lekëve, automjet me vlerë 433 mijë lekë si dhe kursime në cash prej 300 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën e deklarimit janë 37.3 milionë lekë, nga të cilat rreth 45% kanë si burim pagën e subjektit dhe 53% të ardhurat e bashkëshortit nga aktiviteti si noter.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 15 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave rezultoi me probleme./reporter.al/

Related posts

VIDEO/ Plehra të shpërndara dhe kafshë që ushqehen në to, kjo është situata në parkun Kombëtar të Thethit…

Vllaznia kthehet te fitoret, pikë qetësie në transfertë ndaj Skënderbeut të mbetur me 10 lojtarë…

Benet Beci: Projektet strategjike për Shkodrën- Business Park North (BPN) Parku i Biznesit I Veriut…