Shkodra Post
AktualitetKulturëLajmi i Fundit

Kalaja e Shkodres, destinacioni i mbi 4 mijë vizitorëve vendas e të huaj…

Kalaja e Rozafës në Shkodër gjatë muajit mars është vizituar nga një numër i lartë vizitorësh.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër bëri të ditur se, “gjatë periudhës 1-31 mars shifra e vizitorëve arriti në 4689 ose 959 vizitorë më shumë se gjatë të njëjtës periudhë të 2022”.

Sipas DRTK, gjatë marsit të 2022 kalaja e Rozafës u vizitua nga 3730 vizitorë vendas e të huaj.

Rikualifikimi i kalasë së Rozafës përmes ndriçimit, një investim i Ministrisë së Kulturës, e ka kthyer atë në një atraksion turistik, të vizitueshëm për turistët vendas dhe të huaj edhe në mbrëmje.

Kalaja e Rozafës është monument historik. Në muret rrethuese të kalasë, të cilat përfshijnë rreth 9 ha tokë, dallohen qartë ndërtimet e katër periudhave: Balshajve (shek. XIV), zotërimi venecian (shek. XV), pushtimi osman (shek. XVI-XVII), dhe e Bushatllinjve (shek. XVIII-XIX). E ndërtuar gjatë mbretërisë Ilire, përfaqësohet nga një legjendë që tregon mbajtjen e një premtimi, të besës legjendare.

Related posts

Benet Beci: Në 4 vitet e ardhshme nuk do të ketë asnjë rrugë të paasfaltuar në bashkinë Shkodër…

VIDEO/ Rrëfimi me lotë në sy i Luizit: Benet Becit i jam mirënjohës gjithë jetën, më ndihmoi vetëm pse isha shkodran…

Tërhiqet kandidati i grupimit të Alibeajt për Bashkinë Lezhë, Sandër Marku…