Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditSport

Sinani ‘anashkalon’ Egnatian: Vllaznia shkon në finale, ‘luftojmë’ në dy fronte…

Vllaznia – Egnatia luajnë për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Në 26 prill përballja e parë luhet në Shkodër, teksa rrogozhinasit presin në shtëpi kuqeblutë në 11 maj për ndeshjen e kthimit. Pas shortit të hedhur sot, për mediat foli drejtori sportiv i Vllaznisë, Vioresin Sinani. Për të, Vllaznia do jetë në finalen e Kupës.

“Mendoj se të katërt skuadrat janë të forta. Vetë kampionati e ka treguar se diferencat janë të vogla. Egnatia ka treguar gjatë kampionatit që ka stabilitet dhe ka lojtarë cilësorë. Por Vllaznia do zhvillojë ndeshje të mira me Egnatian dhe do të shkojë në finale. Shpresoj që ky është momenti që Vllaznia të kualifikohet me Egnatian dhe të dalë në finale me njërën prej fituese të çiftit tjetër. Egnatia ka një ekip me lojtarë mjaft të mirë, por jam i bindur që kësaj radhe është radha jonë”, tha Sinani fillimisht.

Ish-bomberi i Superligës tha se skuadra shkodrane do luftojë në të dyja frontet, si në Kupë ashtu edhe në kampionat. Vllaznia e ka fituar dy herë trofeun e Kupës në dy edicionet e fundit.

“Duhet bërë maksimumi te të dyja frontet. Nuk di të them cila është më e arritshmja, por di të them që do luftojmë maksimalisht. Kemi 20 e ca lojtarë në dispozicion. Kontingjenti është i mirë, kështu pse të mos pretendojmë në të dyja frontet. Jam te ekipi i zemrës. Roli i drejtorit sportiv? Jam në pozicion që klubi më ka treguar respekt karshi meje. Kështu që ndihem mirë”, tha ish-bomberi shkodran.

Related posts

Asllani: Të çojmë Shqipërinë në Europian. Këtë lojtar të kombëtares kam si model

Bashkia Shkoder njofton qytetaret: Ditën e nesërme, dt. 17.10.2023, është parashikuar ndërhyrja në rrugën nga Sheshi “Demokracia” në bulevardin “Bujar Bishanaku”…

Policia e Shkodres jep njoftimin zyrtar për vrasjen e të miturit në fshatin Dajç…