Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

EMRI/ Jepte pasaporta të falsifikuara për të shkuar në SHBA dhe Angli, arrestohet 54-vjeçari…

Një 54-vjeçar është arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Lokalizimi”.

Eduard (Eduart) Haxhiu u vu në pranga, pasi gjatë periudhës 2019-2022, ka ndihmuar emigrantë shqiptarë që të kalonin në Angli dhe në Amerikë, me pasaporta të falsifikuara.

Ai ishte shpallur në kërkim, teksa Gjykata e Tiranës e ka dënuar 7 vjet e 4 muaj burgim.

Operacioni për kapjen e tij u finalizua nga Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacional.

“54-vjeçari është dënuar me 7 vjet e 4 muaj burgim, nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Organizata kriminale” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Gjatë periudhës 2019-2022, ky shtetas ka ndihmuar emigrantë shqiptarë që të kalonin në Angli dhe në Amerikë, me pasaporta të falsifikuara’, thuhet në njoftimin e policisë.

Related posts

Spahia takim në Zogaj: I garantova se do të jem në krah të tyre dhe do të kërkoj zgjidhje për këto shqetësime të ngritura…

Hoxhaj: Shpresojmë shumë që ky gol të na ndihmojë të ecim përpara e të na çojë në finale

Atentati ndaj Armando Prengës/ 29-vjeçari qëlloi 5 herë me armë në drejtim të mjetit të ish deputetit, plumbat në krahun e pasagjerit (Zanafilla e konfliktit)