Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Konteabandë duhani, bien në prangat e policisë së Shkodrës tre persona…

Shkodër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Tobacco”, si rezultat i një hetimi disamujor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës.

Kishin magazinuar 42 thasë me peshë totale rreth 700 kg duhan të grirë, me qëllim shitjen në kundërshtim me ligjin, arrestohen në flagrancë 3 shtetas dhe sekuestrohet sasia e madhe e duhanit.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Shkodër, si rezultat i një hetimi disamujor, të realizuar me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, me qëllim goditjen e shitje së kundërligjshme të duhanit të grirë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Tobacco”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan ne flagrancë shtetasit:

-K. G., 55 vjeç, banues në fshatin Muriqan, Shkodër;
-H. G., 58 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër;
-A. G., 58 vjeç, banues në fshatin Shtuf, Shkodër.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient që përdorej si magazinë nga 3 shtetasit e arrestuar, gjetën dhe sekuestruan 42 thasë me peshë totale rreth 700 kg duhan të grirë që mbahej me qëllim tregtimin në kundërshtim me rregullat për shitjen e duhanit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabande”, të kryera në bashkëpunim.

Related posts

Kryetari i Bashkisë Shkodër z.Bardh Spahia priti në një takim djemtë dhe stafin teknik të Futsallës Vllaznia…

Vllaznia kthehet te fitoret, pikë qetësie në transfertë ndaj Skënderbeut të mbetur me 10 lojtarë…

PHOTOALBUM/ Bardh Spahia ndan momente nga çelja e sezonit turistik në Velipojë…