Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, ish-dhëndri vret njerëzit e gruas…

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mesditën e sotme në zonën e Paskuqanit në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se ish-dhëndri ka qëlluar në drejtim të njerëzve të gruas, ndërkohë burime për mediat bëjnë me dije se deri më tani raportohen se ka të paktën dy të vdekur dhe tre të plagosur.

Referuar po të njëjtave burime autori është identifikuar si Don Kutra, 35 vjeç. Paraprakisht dyshohet se 32-vjeçari ka vrarë vjehrrin dhe një person tjetër.

Ndërkohë, deri më tani lidhur me këtë ngjarje të rëndë nuk ka asnjë informacion zyrtar, teksa më tej pritet më tepër detaje.

Related posts

Malota: Kemi besim që do e kalojmë Vllazninë dhe shkojmë në finale. I vetmi ekip që na ka ardhur hakut është…

Në kërkim për plagosje dhe grabitje, policia e Shkodrës arreston 38 vjeçarin…

I mbijetuari i arratisjes nga Shkodra: Komandanti i policisë na nxori në breg e më vrau vëllanë…