Shkodra Post
AktualitetLajmi i Fundit

Luizi i kërkoi Armaldos të heqë kapelen: S’ke burrëri, i servilosesh Oltës…

Luizi dhe Armaldo u përplasën sërish me njëri-tjetrin mbrëmjen e sotme. Debati mes tyre ndodhi përpara se të niste dasma e Nitës dhe Bledit.

Luizi i tha Armaldos se ai po i serviloset Oltës që ajo të mos e nxjerrë në nominim të shtunën. Sipas Maestros, ai nuk po i servilohet Oltës.

Luizi nguli këmbë që ai po e “lut” Oltën, që mos ta nxjerrë atë në nominim me Kristin apo me të. Ai shtoi se Armaldo po bëhet “pengu” i Oltës.

Ky i fundit reagoi i revoltuar dhe e kundërshtoi mendimin e Luizit.

Armaldo u shpreh se ai nuk e ka problem fare edhe nëse del nga shtëpia, ndërsa shtoi se Olta i shkoi vetë pranë dhe nuk iu afrua ai, siç thotë Luizi.

Related posts

Arrestohen 4 shkodranë po transportonin me furgon 29 emigrantë për të kaluar ilegalisht drejt BE-së…

EMRAT/ Shpërndanë ushqime në këmbim të votave në Shkodër, SPAK përfundon hetimet për katër të akuzuarit…

Kristian Shkreli: Naraçi do jetë në vëmëndjen e Bashkisë gjithmonë!…