Shkodra Post
AktualitetLajmi i Fundit

Moti i keq/ TIA njofton anulimin e 10 fluturimeve…

Moti i keq ka çuar në anulimin e dhjetë fluturimeve nga dhe drejt Tiranës.

Tirana International Airport informon se 10 fluturime janë anuluar për shkak të kushteve të këqija të motit.

Sipas politikave përkatëse të kompanive ajrore, një pjesë e pasagjerëve, fluturimet e të cilëve janë anuluar apo janë zhvendosur në aeroportet (Shkup, Athinë, Stamboll, Bari, Venecia) janë akomoduar përreth këtyre aeroporteve ndërkombëtare. Kompania ajrore Wizz Air ka siguruar gjithashtu transportin e pasagjerëve nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit drejt Tiranës.

Disa pasagjerëve iu është ofruar mundësia për rimbursim ose janë sistemuar në fluturime për destinacionet përkatëse. 

Gjashtë avionë të linjës ajrore Wizz Air janë ulur në aeroportin e Shkupit për shkak të mjegullës, ndërsa një fluturim me destinacion Luton-Tiranë është anuluar për shkak të dëborës në Londër.

Moti i keq ka afektuar edhe fluturime të kompanive ajrore si Pegasus dhe Air Albania, Lufthansa.

Nesër, të mërkurën, më datë 14 dhjetor 2022, pritet që situata të normalizohet.

Related posts

Shkodër/ Arrestohen dy vellezër për koltivim kanabisi…VIDEO…

“Shkova takova pedagogun”, Noizy zbulon bisedat me Dritan Dajtin: Ai më tregoi si ta ‘zbusja’ Cllevion! Mami me babin tim e trajtuan si fëmijën e vet…

Policia e Shkodrës asgjeson 3491 rrënjë kanabis sativa, në operacion moren pjesë 100 efektiv…