Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditTeknologji

Shkrihen Albtelecom dhe One, nga 1 janari operojnë si një e vetme…

Nga 1 janari 2023, dy kompani të telefonisë celulare do të operojnë si një e vetme. Albtelecom dhe One Telecomunications do të bashkohen. Të dyja janë blerë nga hungarezët e 4iG.

Kjo e fundit bleu ONE Telecommunications sh.a, në fund të vitit të kaluar, ndërsa në mars të po të njëjtit vit kishte blerë edhe Albtlecom.

Dy kompanitë e telefonisë celulare do të përfundojnë procesin e bashkimit me përthithje më datë 31 dhjetor 2023, për të vijuar më pas aktivitetin si një operator i vetëm.

Grupi hungarez 4iG po ndjek një strategji të shpejtë ekspansioni në tregjet e Europës Qendrore dhe Lindore.

Related posts

Njihuni me Benet Becin: Fëmijëria, familja, fisi dhe marrëdhënia e tij me Shkodrën…

Ernest Gjoka: Vllaznia po vuan më shumë seç duhet. Nuk është veç ajo që shohim, por janë dhomat e zhveshjes

A e dini se, përpara krijimit të Shoqërisë “Vllaznia” në Shkodër u krijua Shoqëria “Një tubë djelmni shkodrane”?