Shkodra Post
Uncategorized

Mashtronin qytetarët përmes call-centerave, lëshohen 15 urdhër-arreste. Transferta parash 5 milionë Euro…

Gjykata e Tiranës ka lëshuar 15 urdhër-arreste pas një hetimit të Policisë së Tiranës për goditjen e call-centerave që mashtrojnë qytetarët në vendet e Bashkimit Europian.

Sipas policisë, drejt Shqipërisë janë bërë transferta parash në vlerën e 5 milionë Eurove.

Nga 15 urdhër-arrestet, 6 janë shqiptarë dhe 9 italianë. Në pranga ka rënë vetëm një person. Ai është A. L., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas sistemit TIMS, rezulton se 9 shtetasit italianë dhe 1 shtetas shqiptar nuk ndodhen në Shqipëri.

Ndërkohë, policia vijon kontrollet për kapjen e 4 shtetasve të tjerë shqiptarë, ndaj të cilëve është caktuar masa  e sigurië “Arrest në burg”.

Gjithashtu, po bashkëpunohet edhe me autoritetet italiane për kapjen e 9 shtetasve italianë dhe të 1 shtetasi shqiptar, autorë të dyshuar për këtë veprimtari kriminale. 

Related posts

Vonesa dhe polemika, Vllaznia merr fitore të artë për Europën përballë Teutës…

Luiz Ejlli shok me Vis Martinajn? Rrëfimi brenda BBV: I dhuruam një shoku luan, është i famshëm…

Bardh Spahia takime me banorët dhe bizneset e rajonit nr.3…