Shkodra Post
Uncategorized

EMRI/ Policia e Shkodres arreston 39 vjeçarin e shpallur në kërkim për plagosje të rëndë…

Shkodër

Vijon megaoperacioni “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Rreth 1 vit më parë plagosi rëndë, me send të fortë, një 26-vjeçar dhe dyshohet se e kanosi atë, me armë zjarri, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari.

Komisariati i Policisë Shkodër ndaloi shtetasin Adem Daija, 39 vjeç, banues në Vaun e Dejës. Ai ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi më datë 26.06.2023, në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me send të fortë, në kokë, shtetasin O. H., 26 vjeç, si dhe se e ka kanosur atë, për jetën, me armë zjarri.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër.

Related posts

Benet Beci: Albumi i një pasditeje në Parrucë, aty ku i shtrijmë dorën njëri-tjetrit, për më të mirën e qytetit tonë, për Shkodrën!…

Benet Beci i uron besimtarëve musliman Fiter Bajramin…

Bardh Spahia: Problemet me të cilat përballen banorët e Njësisë Administrative të Shalës janë të shumta…