Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Vdes gjatë raportimit live të ndeshjes Argjentinë-Holandë gazetari sportiv…

Grant Wahl, gazetari i njohur i futbollit, vdiq të premten në Katar teksa po komenonte ndeshjen çerekfinale të Kupës së Botës midis Argjentinës dhe Holandës.

Wahl, 49 vjeç, ndodhej në këndin e shtypit në stadiumin Lusail në Katar, por në minutat e fundit të ndeshjes e kapi ankthi, pasi nuk u ndje mirë dhe besohet se vdiq rrugës për në spital.

Sipas dy gazetarëve të New York Times, personeli mjekësor reagoi me shpejtësi përpara se Wahl të nxirrej nga stadiumi Lusail Iconic, por fatkeqësisht nuk e mbajtën dot në jetë.

Grant Wahl, i cili gjatë karrierës së tij mbuloi futbollin për Sports Illustrated, Fox Sports dhe CBS, ishte në Katar për Kupën e tij të tetë të Botës.

Related posts

Policia e Shkodres procedon penalisht tre përsona…

Emri i ish-futbollistit të Vllaznisë nis të qarkullojë në Angli. E kërkojnë dy klube të Premier Ligës

Shkodër-Muriqan, 300 mln euro/ Zëvendëskryetari Bejleri: Kryesore ndërtimi i urës me katër korsi…