Shkodra Post
AktualitetKulturëLajmi i Fundit

Popullsia e botës arrin në 8 miliardë banorë. Sa njerëz mund të mbajë planeti ynë?…

OKB- Popullsia e botës arrin në 8 miliardë njerës. Lajmi konfirmohet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Kalnë kaluar 11 vjet nga koha kur popullsia e botës numëronte 7 miliardë njerëz.

Sipas OKB, mund të duhen 15 vjet për të arritur në 9 miliardë.

OKB-ja informon se nuk pret që shifra prej 10 miliardë banorësh të arrihet deri në vitin 2080.

Numri i njerëzve në botë është vështirë të llogaritet saktë dhe OKB-ja pranon se të dhënat e saj mund të mos jenë të sakta për një ose dy vjet. Rritja më e madhe e popullsisë në 11 vitet e fundit është shënuar në vendet me të ardhura mesatare, kryesisht në Azi.

Ato janë shtuar për rreth 700 milionë njerëz që nga viti 2011. India ka shtuar rreth 180 milionë njerëz dhe pritet ta kalojë Kinën si vendi më i populluar në botë, vitin e ardhshëm. Lindjet kanë qenë në rënie të vazhdueshme në Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe Japoni.

Arsyet për këtë janë të ndryshme – nga ndryshimi i mënyrës së jetesës deri te shqetësimet ekonomike.

Sipas ekspertëve, Toka mund të përballojë me burimet e saj një popullsi deri në 50 miliardë njerëz.

Related posts

TIA me terminal të ri, shtohen 8 porta; Hyn teknologjia në leximin e pasaportave, e vlefshme vetëm për disa shtete…

Koncerti unik/ Spahia: Një nga netët më të veçanta dhe që do të mbahet mend gjatë nga publiku i Shkodrës…

Media RTVE e një gjigandi të turizmit si Spanja i japin zë bukurive të Kalasë Rozafa.