Shkodra Post
KronikaLajmi i Fundit

Shkodër, Lëvizte me armë zjarri pistoletë në qytet, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 44-vjeçari

Në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë, duke evidentuar dhe goditur veprimtaritë kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri, në qytet, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Square”, për lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi I. M., 44 vjeç, banues në Laknas, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjatë operacionit, në sheshin “Isa Boletini”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin në të cilin qarkullonte shtetasi I. M., i dyshuar për armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit fizik, atij i është gjetur një armë zjarri pistoletë me një krehër me 14 fishekë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Related posts

Eliminimi i Laçit nga Europa, trajneri Shpëtim Duro jep dorëheqjen…

Manastirliu: Realizohet ndërhyrja delikate kirurgjikale në spitalin e Shkodrës..

EMRAT/ Pezullohen 5 punonjes se policise Shkoder…