Shkodra Post
Lajmi i FunditPolitikë

Edona Bilali ‘kryqëzohet’ në rrjete sociale pas spotit elektoral me të moshuarin në spital

Kandidatja e Partisë Socialiste në Shkodër, Edona Bilali ka nxitur kritika të shumta në rrjete sociale pas spotit për fushatën elektorale.

Një pacient, i cili po dergjet në krevatin e spitalit, i luajtur nga aktori i njohur Besnik Çinari kërkon të dijë nëse do të jetë gjallë deri më 11 maj pasi i ka dhënë fjalën Edona Bilalit që ta votojë.

Pasi merr vesh nga doktori se do të votojë më 11 Maj, ai ngrihet nga krevati dhe i uron mandatin, Edona Bilalit.

Krahas së videos, Edona Bilali ka shkruar “Shkodra s’mund të konceptohet pa humor”. /Top Channel

Related posts

Si nisi konflikti i përgjakshëm mes klanit “Duka” dhe Ervis Martinajt…

Aksident në Bushat, një 16-vjeçar i dëmtuar

Kristian Shkreli: Bashkë me banorët e Kaçës për t’i dhënë zë çdo ankese, çdo nevoje sado e vogël qoftë ajo!…