Shkodra Post
Kronika

Muriqan/ Tentoi të dilte nga Shqipëria, me një sasi cannabisi me vete, vihet në pranga 34-vjeçari…

PKK Muriqan

Tentoi të dilte nga Shqipëria, me një sasi cannabisi me vete, vihet në pranga 34-vjeçari.

Sekuestrohen lënda narkotike, si dhe automjeti dhe celulari i të arrestuarit.

Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve që po kryhen me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, Policia Kufitare e PKK Muriqan, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve e DVP Shkodër, vuri në pranga shtetasin V. T., 34 vjeç, banues në Malësi të Madhe.

Nga kontrolli i kryer në dalje të RSh-së, në automjetin që drejtonte 34-vjeçari, u gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në 3 qese të vogla.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Related posts

Shkodër/Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Adekuat”, arrestohen babë e bir…

Humb jetën 14 vjeçari në Barbullush, ra në kontakt me rrymën elektrike…

LAJMI I FUNDIT/ Policia e Shkodres arreston autorin e vrasjes së 51-vjeçarit një ditë më parë…