Banorët e rrugës “Suka e Kunorës” tek Ish-Fusha e Druve në Bashkinë Shkodër kanë dalë në një protestë. Ato janë kundër punimeve në këtë rrugë, pasi nuk bëhet ndërhyrje e plotë. Sa për të shtruar asfalt nuk na intereson thonë banorët, pasi nuk ndërhyhet në ujësjellës dhe ndriçim të zonës, që është një problem prej vitesh.
Në mbështetje të banorëve të zonës ishte këshilltarja e opozitës në këshillin bashkiak të Shkodrës, Eliona Shkrela. Ajo tha së këto punime bëhen për fasadë dhe për të bërë sikur punohet nga kryetari i bashkisë, prandaj duhet ndërhyrje e plotë.
Më herët, banorët e kësaj rruge i kanë dërguar një shkresë këshillit bashkiak dhe kryebashkiakut Benet Beci për rikonstruksion të plotë të rrugës, e cila nuk ka njohur investime deri tani.