Shkodra Post
Kronika

Krim brenda familjes, babai plagoset me thikë 19-vjeçari në Fushë-Arrëz…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të premte në Fushë-Arrëz, ku një 19-vjeçar është plagosur me thikë.

Policia bën me dije se i riu është dëmtuar nga babai i tij Anton Mardodaj, i cili është shoqëruar në komisariatin e policisë për tu marrë në pyetje.

I riu është dërguar për mjekim në spitalin e Pukës, ndërsa mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Mesditën e sotme, menjëherë pas marrjes së njoftimit, se në fshatin Fushë Arrëz, ishte dëmtuar me mjet prerës një 19-vjeçar, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Nga veprimet e shpejta të shërbimeve të Policisë është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, shtetasi A. M., rreth 55 vjeç, pasi dyshohet se ka dëmtuar me mjet të mprehtë (thikë), djalin e tij 19 vjeç, i cili është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, në gjendje jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Related posts

Që nga mëngjesi pa ujë, vjen reagimi i Ujësjellës Kanalizime Shkodër..

“Ka punuar mirë kopili…” Komunikimet e biznesmenit Pëllumb Gjoka me ish-oficerin e policisë pas vrasjes së Gjin Ndojit

Raport mbi situatën e motit, Bashkia Shkodër…