Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Shkodër/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale…

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës ndaluan shtetasin B. D., 53 vjeç, banues në fshatin Mjedë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. Gj., 33 vjeç dhe P. Gj., 53 vjeç, të dy banues në Pukë, pasi kanë fyer me fjalë shtetasin A. Gj., 34 vjeç, banues në Pukë.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. Sh., 55 vjeç, banues në fshatin Apripe Guri, njësia administrative Fierzë, pasi shtetasi Gj. Sh. ka kallëzuar se 55-vjeçari i ka pushtuar një sipërfaqe toke, në fshatin Apripe Guri.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Related posts

Shkodër/ Arrestohet 54 vjeçari, aksidentoi një 16 vjeçare në aksin rrugor Shkoder-Velipojë…

Krijohet Njësia Policore Detare për sezon të sigurt veror, Rama: Tragjedia në Himarë të mos përsëritet më…

Infermieri tenton te vrase nene e bir ne Bushat, arrestohet nga Policia 38 vjecari…