Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

VIDEO/ Policia e Shkodrës sekuestron armë dhe kanabis, shpallen në kërkim dy vëllezër…

Shkodër/ Kontrollet e mbështetura nga inteligjenca policore, bëjnë të mundur sekuestrimin e një arme zjarri kallashnikov dhe të disa fishekëve, si dhe asgjësimin e 70 bimëve cannabis sativa, në proces tharjeje.

Policia vijon punën për kapjen e 2 vëllezërve, të cilët u identifikuan si autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike dhe të posedimit të armës së zjarrit.

Si rezultat i patrullimeve të vazhdueshme në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë siguruar informacion se 2 shtetas kishin kultivuar bimë narkotike, në pronën që kishin në fshatin Vuksanaj.

Shërbimet e Policisë kanë organizuar punën dhe kanë kryer kontrolle në banesën e këtyre shtetasve dhe në zonën përreth. Nga kontrollet, në një miniparcelë në afërsi të banesës, u gjetën 70 bimë narkotike cannabis sativa, në proces tharjeje, ndërsa në ambientet e banesës, u gjet një armë zjarri kallashnikov dhe 17 fishekë.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u shpallën në kërkim 2 vëllezërit, pronarë të banesës, shtetasit T. M., 29 vjeç dhe F. M., 27 vjeç, të dy banues në fshatin Vrakë, Malësi e Madhe. Policia vijon punën për lokalizimin dhe për kapjen e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Related posts

Një nxënës godet me karrige kokës mësuesen në gjimnazin “Hydajet Lezha”…

Me datë 19 shtator stakim energjie, OSHEE Shkoder jep njoftim per abonentët…

Shkodër/ Nis operacioni masiv i koduar “Alpe të pastra”, për kontrollin e territorit malor