Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Policia e Shkodres jep detaje për plagosjen në Malësi të Madhe…

Malësi e Madhe/Informacion paraprak

Në afërsi të stacionit hekurudhor, në fshatin Fermë, Malësi e Madhe, në rrethana ende të paqarta, 4 shtetas nga vendet e treta janë konfliktuar me disa shtetas ende të paidentifikuar dhe për pasojë ka mbetur i plagosur me armë zjarri, shtetasi afgan A. Z., 17 vjeç.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendin e ngjarjes, po këqyrin zonën dhe po marrin në pyetje 3 shtetasit që ishin me 17-vjeçarin, i cili është dërguar në spital, për mjekim.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë në konflikt.

Related posts

Pamfleti: Zuzari i sindikatave, Kol Nikollaj, pazare dhe presione ndaj bizneseve për të zhvatur miliona

Shkodër/ Mashtroi duke i shitur dikujt një makinë që s’e kishte në pronësi, arrestohet 52-vjeçari…

Kampionati i lë vendin Kupës dhe zgjedhjeve. Ja kur luhet java e 33-të e Superiores