Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

VIDEO/ Arrestohet 20 vjeçari në Shkodër, u kap duke shitur doza lënde narkotike…

Qarku Shkodër/Punë intensive operacionale, në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”.

Përdornin dhe shitnin doza të lëndës narkotike cannabis sativa, në një lokal në afërsi të perimetrit të sigurisë të një gjimnazi, arrestohet një 20-vjeçar dhe procedohen penalisht 3 shtetas të tjerë.

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza të gatshme për shitje.

Si rezultat i veprimeve intensive operacionale të shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, u evidentua dhe u godit një rast i përdorimit dhe shitjes së dozave të lëndës narkotike cannabis sativa, në një lokal në afërsi të perimetrit të sigurisë të një gjimnazi në qytetin e Shkodrës.

Related posts

Çfarë po ndodh? Rreth 40 emigrantë nga Italia mbërrijnë sot në Shqipëri

Vendosen çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina…

Shkatërrohet grupi kriminal në Tiranë/ Katër të arrestuar, mes tyre SHEFJA e grupit, sekuestrohet 6 kg KOKAINË, euro dhe automjete (EMRAT)