Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

VIDEO/ Aksident në hyrje të Shkodrës/ Një shtetas i huaj përplas me makinë të moshuarën , në gjendje kritike…

Një grua e moshuar teksa po lëvizte me biçikletë u përplas fort nga një automjet tip Benz.Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së enjtes në hyrje të Shkodrës, në vendin e qujtur “Bexhisteni”.

Policia thotë se drejtuesi i mjetit 30 vjeç është shtetas i huaj, i cili menjëherë pas ngjarjes u arrestua nga blutë në vendngjarje. Siç mësohet automjeti ka qënë me shpejtësi kur ka hyrë në rrethrrotullim dhe drejtuesi i saj në një moment, pasi ka humbur kontrollin e makinës ka përplasur gruan e moshuar, e cila për disa minuta qëndroi e shtrirë në tokë derisa erdhi ambulanca.

Gruaja u dërgua në spitalin e Shkodrës, ku nga bluzat e bardha mësohet se gjendja e saj është e rëndë.Shoferi i makinës tashmë është arrestuar dhe do të japë sqarime për rrethanat e aksidentit. Ndërkohë grupi hetimor është duke punuar për të hetuar zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Related posts

Lojtari që jep garanci për krahun e djathtë të mbrojtjes së Vllaznisë…

Shkëndijë elektrike dhe shpërthim i lehtë në qendër të Shëngjinit

M.Madhe/ Kapen 27 sera të mbledhura me Kanabis, arrestohet një përson…