Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i FunditSport

Shkodra i jep lamtumirën e fundit kampionit të boksit shqiptar Viktor Martini, homazhe në hollin e Prefekturës…

Sportit shkodran po i ikin një nga një figurat e njohur të sportit. I fundit është Viktor Martini, një ish- kampion i boksit me Vllazninë dhe ekipin kombëtar në vitet 60- 70, i ndarë nga jeta në moshën 80-të vjeçare.

Në homazhet e organizuara mesditen e sotme në hollin e Prefekturës së Shkodrës, figurën e ish- kampionit Viktor Martini e kanë nderuar, pjesëtarë të komunitetit të Shkodrës, mes të cilëve edhe shumë sportdashës të boksit, përfaqësues nga institucionet vendore, nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, shoqata e boksit sportit të boksit, etj.

I prekur nga humbja e xhaxhait të tij, është edhe ish- futbollisti dhe trajneri i futbollit, Edi Martini, i cili në emër të familjes Martini përcjell falenderimet për respektin e treguar ndaj tij. Në karrieren e tij sportive, Viktor Martini është shpallur dy herë radhazi kampion i Shqipërisë në vitit 1961, 1962, ndërkohë që pas pezullimit disa vjeçar të sportit të boksit, me rihapjen e tij, ka vijuar si trajner dhe arbitër boksi.

Related posts

Aksident pranë fshatit Beltojë në Shkodër, plagoset rëndë 61 vjeçari…

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Laç / Humb jetën një i moshuar, plagosen rëndë tre të tjerë

Kristian Shkreli: Bashkë me banorët e Kaçës për t’i dhënë zë çdo ankese, çdo nevoje sado e vogël qoftë ajo!…