Shkodra Post
AktualitetLajmi i Fundit

Shkodër-Muriqan, 300 mln euro/ Zëvendëskryetari Bejleri: Kryesore ndërtimi i urës me katër korsi…

Superstrada Muriqan-Lezhë pjesë ë projektit të koridorit Adriatiko-Jonuan do të kushtojë 300 mln euro.Onid Bejleri, zëvendës kryetar i Bashkisë Shkodër, njëherësh pjesë e grupit drejtues të projektit sqaron mbi detaje të këtij investimi. Pjesa më e rëndësishme e projektit mbetet ura me 4 korsi në afërsi të Muriqanit, ndërkohë që do të ketë edhe 4 kryqëzime të rëndësishme.

Përmes këtij investimi Shkodra do të jetë më afër vendeve të Bashkimit Europian, lehtëson trafikun në hyrje dhe dalje të qytetit. I jep hov të mëtejshëm turizmit. Ura e re mbi Bunë gjithashtu po projektohet duke ruajtur mundësinë e lundrueshmërisë dhe lidhjes me Liqenin, e cila do të ketë një lartësi prej 12 metrash.

Related posts

TOM DOSHI: BARBULLUSHI MBËSHTET PSD DHE SHKRELIN…

Dy të arrestuar në Shkodër për vepra të ndryshme penale…

Mbi 350 palestinezë të vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës gjatë 24 orëve të fundit…