Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Dy të arrestuar në Shkodër, kapen me lëndë narkotike në makinë…

DVP Shkodër/Kontrolle të vazhdueshme në të gjithë qarkun, për rritjen e parametrave të sigurisë.

Tentuan të largoheshin kur panë automjetin e Policisë, pasi kishin lëndë narkotike në automjet, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas (drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri).

Sekuestrohen sasia e lëndës narkotike kanabis, automjeti dhe 2 celularë.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, gjatë patrullimit në terren, për rritjen e parametrave të sigurisë, kanë konstatuar në fshatin Grudë, një automjet të ndaluar. Sapo ka parë automjetin e Policisë, drejtuesi i automjetit ka tentuar të largohet, por falë veprimeve të shpejta operacionale të punonjësve të Policisë është bërë ndalimi i automjetit.

Gjatë kontrollit në këtë automjet, poshtë sediljes së pasagjerit, shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Automjeti tip “Ford” dhe lënda narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me aparatet celularë të këtyre shtetasve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Related posts

Shpërthim me lëndë plasëse në lagjen Dobraç të Shkodrës…

Nga Nikla në Pukë për të kultivuar kanabis, arrestohet babai, djali dhe nipi…

Policia të Shkodrës arreston një përson dhe procedon 3 të tjerë për vepra të ndryshme penale…