Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Shkodër/ Vihet në pranga 1 shtetas, shpallet në kërkim 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 6 të tjerë…

DVP Shkodër/Vihet në pranga 1 shtetas, shpallet në kërkim 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 6 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin E. M., 39 vjeç, banues në fshatin Dobraç, pasi ka kundërshtuar me dhunë, punonjësit e Policisë që po e shoqëronin për një konflikt në të cilin ishte përfshirë së bashku me të afërm të tij.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit L. Ç., 23 vjeçe dhe B. B., 38 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi L. Ç., 25 vjeç, të tre banues në Kosovë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Në PKK Muriqan, në dalje të vendit, gjatë kontrollit të ushtruar në autobusin e linjës “Prishtinë-Ulqin”, me drejtues shtetasin B. B., në çantën me dërgues shtetasin L. Ç. dhe me marrëse 23-vjeçaren, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa. Vijon puna për kapjen e 25-vjeçarit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vau Dejes referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. P., 54 vjeç, banues në fshatin Naraç, Vau i Dejës, sepse gjatë tentativës për të vrarë me armë gjahu, një kafshë endacake (qen), ka dëmtuar aksidentalisht, shtetasin P. M., i cili pasi ka marrë ndihmë mjekësore, është larguar në banesë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit L. M., S. M. dhe H. S., pasi janë kapur duke drejtuar motomjetin përkatës, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Mbrëmjen e djeshme, në banesën e tij në lagjen “Partizani”, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit A. H., 51 vjeç, nga këqyrja paraprake e të cilit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht, dyshohet se 51-vjeçari e ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak. Shkodër/Informacion paraprak- Rreth orës 11:30, në rrugën “Kasem Taipi”, automjeti me drejtues shtetasin N. Gj., 44 vjeç, banues në fshatin Gur i Zi, Shkodër, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin S. A., 68 vjeç, banues në lagjen “Salo Halili”. Nga përplasja është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili aktualisht po merr ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të këtij aksidenti.

Related posts

Armand Duka i bindur: Kualifikimi në Euro 2024 është plotësisht i arritshëm

Aksident i rëndë në Velipojë, humb jetën një 4 vjeçar…

Ndryshojnë çmimet, nafta shtrenjtohet! Sa do të shiten karburantet nga sot…