Shkodra Post
Uncategorized

Shkodër vijon puna për ndërtimin e korsive të biçikletave/ Aktualisht po punohet në rrugën “Daut Boriçi”…

Pas përfundimit të ndërtimit të korsisë së biçikletave në segmentin Xhabije –Parrucë, sot në qytetin e Shkodrës po punohet në një tjetër rrugë , atë të “Daut Boriçi” ose Ura Dervishbeg.

Megjithëse faza e parë ka përfunduar prej disa kohësh, ditën e sotme punimet nga firma kontraktuese ishin përqëndruar në shtrimin e asfaltit. Qytetarët thonë se kjo korsi do të ndihmojë të lëvizin pa problem gjithë përdoruesit e biçikletave .Ndërkohë Bashkia Shkodër bëri thirje një ditë më parë të gjithë drejtuesve të automjeteve të cilët parkojnë në anën e rrugës që po punohet, të mos bëhen pengesë për kryerjen e punimeve.

Në të kundërt nga mëngjesi i sotëm , do të ndërhyhet me karrotrec për largimin e mjeteve, si dhe do të aplikohen gjobat.

Related posts

Benet Beci në Dudas: Dua t’i siguroj se i di shumë mirë shqetësimet e tyre për mbeturinat, mungesën e këndeve sportive e kabineteve në shkollën ku mësojnë fëmijët e tyre…

Bardh Spahia Iftar me banoret e Postribes ne naten e Kadrit…

Spahia: 14 Maji është mision i vështirë, por është misioni ynë dhe ne do ta kthejmë në fitoren tonë!