Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Banorët e Komanit bllokojnë tunelin pas sekuestrimit të mjeteve të tyre lundruese…

Banorët e Komanit kanë bllokuar tunelin hyrës për në Koman në shenjë proteste pas bllokimit të mjeteve të tyre lundruese nga policia e shtetit. 

Të mërkurën policia filloi me zbatimin e planit të koduar “Lundrimi i sigurt”, ndërsa u sekuestruan në liqenin e Komanit disa mjete lundruese të cilat përdoreshin për transport turistësh, por dhe për lëvizjen e banorëve të Komanit në drejtim të banesave të tyre.

Pas këtij aksioni banorët e Komanit dhe drejtuesit e bizneseve në luginën e Shalës protestuan në hyrje të bashkisë së Vaut të Dejës dhe u takuan me kryetarin e bashkisë Kristjan Shkreli. Banorët shprehën shqetësimet e tyre duke theksuar se një aksion i tillë po dëmton shumë turizmin në luginën e Shalës.

Në përmbyllje Shkreli premtoi mbështetje maksimale për banorët ndërsa tha se mjetet e konfiskuara do u kthehen pronarëve.

Ky nuk është aksioni i parë në liqenin e Komanit pasi dhe 2 javë më parë u konfiskua nga policia e shtetit 1 traget dhe 10 mjete të tjera lundrimi artizanale ndërsa poseduesit e mjeteve u ndëshkuan me gjobë në vlerën 10 mijë lekë të reja.

Related posts

Shkëputet masiv dheu në rrugën e Dukagjinit, humb jetën drejtuesi i eskavatorit…

Shkodër/Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Pukë/ Një automjet del nga rruga dhe bie në lumin Fan, brenda ishin babë e bir…