Shkodra Post
AktualitetLajmi i Fundit

Ura e re mbi lumin Buna/ Ratifikohet zyrtarisht marrëveshja Rama-Abazoviç skema e financimit…

Është ratifikuar tashmë marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi, për ndërtimin e urës ndërkufitare mbi lumin Buna/Bojana. Ndërtimi, sipas marrëveshjes, ka si qëllim forcimin e marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve, duke marrë parasysh Planin Ekonomik dhe investues të Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor dhe përpjekjet e palëve për të forcuar marrëdhëniet reciproke.Kjo marrëveshje përcakton bazën e bashkëpunimit ndërmjet dy palëve, në lidhje me projektin, si dhe kushtet dhe proçedurat për ndërtimin e Urës mbi lumin Buna/Bojana që do të përcaktohen në protokollin shtesë të zbatimit dhe në varësi të burimeve të financimit. Objektivi i përgjithshëm i projektit është ndërtimi i urës që përmirëson lidhjet ndërkufitare ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi, duke krijuar kushte për shfrytëzimin maksimal të potencialeve natyrore dhe kulturore, si dhe forcimin e zhvillimit ekonomik dhe social në rajon.Në dokument nënvizohet se palët që kanë rënë dakord që për ndërtimin e Urës do të shpallin një tender publik ndërkombëtar, i cili do të kryhet, në varësi të mënyrës së financimit, në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi të palës ku ndodhet Agjencia Zbatuese. Shqipëria dhe Mali i Zi kanë kanë rënë dakord të bëjnë përpjekje për të thjeshtuar proçedurat, lidhur me trajtimin tatimor dhe doganor për ndërtimin e urës.Agjencia Zbatuese do të kryejë rishikimin e dizajnit të projektit, do të ndjekë proçedurat e prokurimit, do të marrë të gjitha lejet e nevojshme për hartimin dhe zbatimin e projektit, ndërtimin, mbikëqyrjen, çertifikimin e punimeve, dorëzimin. Agjencia e Monitorimit të Kundërpalës konfirmon çdo fazë të zbatimit të projektit, ndryshimit, modifikimit, përshtatjes, raportimit, pagesës së punimeve dhe shërbimeve.

Related posts

Bardh Spahia takim me gratë dhe vajzat e rajonit 3/3: pata mundësinë të shpalos disa prej pikave të programit…

Amnistia Në Burgje, Mbi 600 Përfitues, Kategoritë Që Do Të Lënë Qelitë…

Mësohet identiteti i 32-vjeçarit i cili u paraqit i plagosur në spitalin e Shkodres…