Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditPolitikë

VIDEO/ DOSHI NË FUSHË ARRËZ: VOTA FRAN TUCIT DHE PSD…

Qindra qytetarë e simpatizantë të Fushë Arrëzit mirëpritën në një takim entuziast kryetarin e Partisë Social Demokrate Tom Doshi. Në fjalën e tij kreu i PSD kërkoi që banorët e Fushë Arrëzit të votojnë në zgjedhjet vendore të 14 majit kandidatin e PS për kryetar bashkie Fran Tuci.

Kryetari i PSD Doshi bëri thirrje kundërshtarëve politik që të eleminojnë presionet ndërsa kërkoi nga banorët e Fushë Arrëzit që të votojnë numrin 8 për këshillin bashkiak, Partinë Social Demokrate.

Kandidati i Partisë Socialiste në Fushë Arrëz Fran Tuci i cili drejton prej dy mandatesh këtë bashki tha se fitorja në zgjedhjet e 14 majit është e sigurtë.

Banorët e Fushë Arrëzit dhanë mbështetjen e tyre për kandidatin socialist Tuci dhe Partinë Social Demokrate…

Related posts

WhatsApp, sjell një veçori që do t’ju lejojë të përdorni të njëjtin numër në shumë telefona…

Ura e re mbi lumin Buna/ Ratifikohet zyrtarisht marrëveshja Rama-Abazoviç skema e financimit…

Një brazilian firmos me Vllazninë…