Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Vau Dejës/ Zbulohen 500 fidanë kanabis nga policia…

Vau i Dejës, Shkodër/Vijon kontrolli i territorit për parandalimin dhe goditjen që në fazë fillestare, të tentativave për kultivimin të bimëve narkotike.

Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Ashta”. Operacioni, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme, të zhvilluara nga strukturat e DVP Shkodër dhe të komisariateve në varësi, për goditjen e veprimtarive kriminale të kultivimit dhe trafikimit të kanabisit.

Si rezultat i kontrolleve me dron, zbulohet një ambient i hapur ku ishin mbjellë në kubikë, 500 fidanë narkotikë, të cilët u asgjësuan me anë të djegies.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, si rezultat i kontrolleve me dron, të zhvilluara në kuadër të operacionit policor të koduar “Ashta”, kanë konstatuar në fshatin Ashtë, Shkodër, përgjatë bregut të lumit Drin, një ambient të hapur (pronë publike), ku ishin mbjellë në kubikë, rreth 500 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.

Një pjesë e vogël e fidanëve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies.

Strukturat hetimore të DVP Shkodër dhe ato të komisariateve në varësi, vijojnë hetimet, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Related posts

Policia e Shkodrës arreston rojen e parkingut dhe bashkëpunëtorin duke vjedhur një automjet…

KUJDES kur hidhni sende nga makina/ Eksperti i Policisë Rrugore: Gjobë deri në 100 mijë lekë kush hedh bishta cigaresh nga dritarja e automjeteve…

49 vite në sherbim të qytetarëve/ Ali Vorfa e ka nisur punën në vitin 1975 si shpërndarës i postës në Shkodër…