Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Transportonin emigrantë të paligjshëm me “Range Rover”-a, arrestohet 27-vjeçari shkodran, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij…

Shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë, në bashkëpunim me Forcën Speciale “Delta” dhe Seksionin për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Border 6”, për goditjen e një tjetër rasti të kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi N. K., 27 vjeç, banues në Shkodër, si dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi A. B., 32 vjeç, banues në Shkodër.

Gjatë operacionit, në fshatin Lukovë, Himarë, shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative se me dy automjete “Range Rover” po transportoheshin emigrantë, janë vënë në ndjekje të tyre. Sapo kanë konstatuar se po ndiqeshin nga Policia, drejtuesit e automjeteve, shtetasit N. K. dhe A. B. janë larguar me shpejtësi, duke mos iu bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar.

Shtetasi N. K. ka tentuar t’i shmanget përgjegjësisë ligjore, duke zbritur nga automjeti emigrantët që po transportonte, por është kapur dhe prangosur nga shërbimet e Policisë. Shtetasi A. B. ka braktisur automjetin me të cilin po transportonte pjesën tjetër të emigrantëve dhe duke përfituar nga terreni i vështirë është larguar me shpejtësi në këmbë, ndërsa vijon puna për kapjen e tij.

Sakaq, 2 automjetet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Policia bën me dije se hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në të.

Related posts

Benet Beci publikon intervisten me Grida Dumën në Top Channel…

Atentati ndaj kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës: 6 të shoqëruar nga policia…

Mbi 350 palestinezë të vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës gjatë 24 orëve të fundit…