Shkodra Post
AktualitetLajmi i FunditPolitikë

PD Shkoder (rithemelimi): Gënjeshtra dhe partia Socialiste janë një binom i pandarë!…

Gënjeshtra dhe partia Socialiste janë një binom i pandarë!

Çdo fjalë e thënë dhe çdo premtim i bërë nga Edi Rama dhe ushtarët e tij është vetëm një mashtrim i maskuar në projekte 3D. E tillë është edhe hyrja e Shkodrës që ai dhe kandidati i tij po e përdorin si kartë elektorale me synim nënshtrimin e këtij qyteti dhe mashtrimin haptazi të qytetarëve. Por Edi Rama dhe kandidati që ka në diktat harrojnë se shkodranët nuk gënjehen, nuk janë as të verbër e as të shurdhër të besojnë përrallat që kjo dyshe tregon në ekran, me shpresën se mund t’i dalë diçka në 14 Maj.

Ajo që z. Bardh Spahia e kishte deklaruar prej ditës së parë të prezantimit të këtij projekti nga kandidati socialist, u vërtetua me gojën e vetë këtij të fundit se mbetet një imazh 3D dhe asgjë më shumë. Qeveria Rama nuk ka asnjë qindarkë për financimin e këtij projekti, i cili si shumë të tjera të sërvirura në 3D, do të mbetet i tillë sa kohë që ky njeri do të drejtojë vendin.

Related posts

Bardh Spahia uron Pashkën Ortodokse: Qofshin të bardha e të mbushura me mbarësi për çdo familje…

BARDH SPAHIA: SHËNDETËSIA “FALAS” QË PO I KUSHTON JETËN PACIENTËVE!

“Çmendet” Real Madrid, ofron shifrën rekord 224 milionë euro për sulmuesin