Shkodra Post
AktualitetKronikaLajmi i Fundit

Ndryshimet\ Miratohet struktura e re e policisë, në fokus parandalimi i krimeve të rënda

Pas disa muajsh diskutime, është miratuar struktura e re e Policisë së Shtetit, strukturë e cila pritet që të futet në zbatim në muajin qershor të këtij viti. Kjo strukturë është shtrirë nga Drejtoria e Përgjithshme, në drejtoritë Rajonale, komisariate, e deri në stacionet policore.

Një nga institucionet që ka pësuar ndryshime të rëndësishme është edhe drejtoria e Tiranës. Mësohet se në këtë institucion janë krijuar sektorë të veçantë në mënyrë që krimet e shtuara gjatë viteve të fundit të kenë një efikasitet më të lartë në parandalimin dhe hetimin e tyre. Tashmë Komisariati i Kavajës do t’i kalojë Durrësit, e ndërsa Tirana do të marrë Komisariatin e Krujës. Vora do të njihet si Komisariati nr.7 e ndërsa Kruja si Komisariati nr. 8. Praktikisht Tiranës i shtohen 2 komisariate. Nga ana tjetër Farka nga postë do të kthehet në stacion policor.

Krimet kibernetike kanë qenë në fokus të ndryshimeve. Është ngritur një strukturë e re për krimin kibernetik dhe një e tillë për ekzaminimet kompjuterike. Është parashikuar gjithashtu edhe një riorganizim i policisë kriminale, ku ndarja e komisariateve do të bëhet me zona policore.

Krahas krimeve të rënda, do të jetë edhe departamenti i krimeve që kanë volumin më të madh. Këtu bëhet fjalë për krimet si dhuna në familje, konfliktet banale etj. Ky departament do të jetë i ndarë nga krimet e rënda që kanë në fokus goditjen e grupeve të strukturuara kriminale.

Edhe sektori i narkotikëve pa pësuar disa ndryshime ku është rritur numri i efektivëve hetues. Nga ana tjetër krimi ekonomik nuk do të ketë më agjentë të shpërndarë në terren. Ata do të kenë zyrën e tyre në drejtorinë e Tiranës ku do të presin denoncimet e qytetarëve deri në shumën 5 milionë lekë të vjetra. Për shumat më të mëdha do të merret drejtoria e përgjithshme. Agjentet e krimit ekonomik do të përfshihen tek operacionalja e Tiranës. Në total drejtoria e Tiranës do të ketë 629 efektivë nga 639 që ka deri tani, pra 10 trupa më pak.

Related posts

Kryebashkiaku Spahia inspekton punimet në shkollën “Azem Hajdari”…

Aksident në lagjen “Tre Heronjtë” në Shkodër…

Të shtënat me armë zjarri drejt makinës së Reçit në Rrëshen, kapet Martin Bardhi…